Transmetuar më 13-07-2018, 11:30

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës që mbajti sot me komisionerin për zgjerim në Bashkimin Europian, Johannes Hahn, komentoi çështjen e negociatave me Greqinë dhe më konkretisht marrëveshjen për kufijtë detarë.

Rama tha se, “Kur rezultatet të bëhen të qarta për të gjithë, kushdo që akuzon për tradhti nga të dyja palët do të turpërohet para opinionit publik”.

Sipas tij, nëse të dy palët tradhtojnë vendet e tyre, e vërteta është që të dy palët gjejnë zgjidhje në interesat më të mira të popujve të tyre dhe për strategjinë të rëndësishme të fqinjësisë së mirë.

Kreu i qeverisë shtoi se është bërë shumë progres dhe, që nga ligji i luftës te polemika e përcaktimit të kufijve detarë.

“Këto janë çështje të vështira dhe ne po përballemi me to me frymën e hapjes dhe vullnetit të zgjidhjes, s’kemi arritur akoma aty, kemi bërë shumë progres dhe duam të transformojmë këtë dinamikë në ndryshim dramatik për të ardhmen”, deklaroi Rama.

Nga ana e tij Hahn, tha se BE nuk mund të pranojë asnjë shtet tjetër anëtar që ka ende konflikte të pazgjidhura me një prej vendeve fqinj. /a.y/noa.al

“Negociatat”, Rama: Na presin muaj të vështirë. Hahn: Të vijohet me zbatimin e reformave