Transmetuar më 12-07-2018, 22:33

Mjekja pediatre Lira Gjika ka ndarë në rrjetet sociale një shqetësim kur prindërit gabojnë me fëmijët.

Sipas saj shprehe të tipit: “I kam bërë kokën”, “Të kam bërë kokën”,  janë shprehje që e dëmtojnë fëmijën.

Të tilla shprehje, sipas Lira Gjikës, “kultivojnë skllavërinë e fëmijës ndaj nënës edhe kur fëmija bëhet vetë në moshë të tretë dhe thajnë në shpirtin e fëmijës aftësinë për të dashur, ndërsa rrënjosin frikën dhe mosbesimin duke filluar që nga vetja”.

Ja çfarë shkruan ajo:

“I kam bërë kokën”. “Të kam bërë kokën”. Këto fraza të tmershme që më shumë kultivojnë skllavërinë e fëmijës ndaj nënës edhe kur fëmija bëhet vetë në moshë të tretë. Këto shprehje që thajnë në shpirtin e fëmijës aftësinë për të dashur dhe rrënjosin frikën dhe mosbesimin duke filluar që nga vetja, jenë pjesë e fjalorit të nëneve pavarësisht nivelit të edukimit. Fëmijët nuk i bëjmë të na duan por ti duam. Të mësojmë të duam, që do të thotë të mësojmë të përzgjedhim nga “lëmshi” i ndjesive që kemi brënda vetes. Të përzgjedhim fjalën dhe veprimin, të kontrollojmë zërin që fëmijëve tanë të mos u kultivojmë frikën dhe dyshimin, por sigurinë dhe besimin te vetja te jeta dhe te tjetri. Fëmija nuk është peng i prindit, por është një jetë më vehte që ka lindur me të drejtën për të qenë i lirë të jetojë jetën e tij. Lira Gjika./a.k/noa.al/