Transmetuar më 12-07-2018, 13:53

Historia e saj preku mbarë opinionin në SHBA, pasi u dëbua nga ky shtet në muajin Prill. 18 vitet e jetesës së saj dhe martesa me një burrë me shtetësi amerikane nuk ishin të mjaftueshme që ajo të merrte shtetësinë. Bëhet fjalë për shqiptaren Cile Preçetaj, nënë e tre fëmijëve.

Autoritetet e emigracionit në SHBA nuk morën në konsideratë as faktin se Preçetaj kishte tre fëmijë të lindur në Shtetet e Bashkuara të cilit do të duhej të jetonin pa nënën e tyre.

Por, lutjet e saj dhe të atyre amerikanëve që e njihnin nuk shërbyen për asgjë.

Në 26 Prill ajo u dëbua nga SHBA dhe u depërtua në Shqipëri edhe pse nuk ishte shtetase me precedentë penalë.

Pas disa muajsh, në Shqipëri kanë mbërritur edhe tre fëmijët e saj.

Miki, Migena dhe Martina zgjodhën të jetojnë me nënën e tyre në Shqipëri. Kjo do të thotë se tashmë ata do të jetojnë pa babain, siç kanë jetuar këtë periudhë pa nënën.

“Nuk më lanë as të takoja fëmijët”, deklaroi Preçetaj kur u dëbua nga autoritetet.

Tashmë, ajo ka pranë tre fëmijët që duhet të nisin një jetë të re në një vend që as e njohin./a.m./noa.al/