Transmetuar më 11-07-2018, 16:54

Një fëmijë 4-vjeçar Justin Foss jr., kishte vetëm një faj, ishte djali i një burri që si shumë persona të tjera në SHBA, mbante pistoletë në shtëpi në mënyrë të shkujdesur.

Për të shmangur gjetjen e armës nga djali, Justin Foss sr., 27 vjeç, i dënuar më parë për grabitje, bashkë me të shoqen patën një ide, ta fshihnin poshtë divanit.

Një zgjedhje e cila rezultoi fatale, pasi të shtunën që lamë pas vogëlushi e gjeti dhe duke lozur qëlloi veten me armë.

Ai u dërgua me shpejtësi në spital, por për shkak të plagës së marrë ndërroi jetë.

Ndërkohë babai i tij u arrestua nga policia, pikërisht prej armës që la shkujdesur.

Ngjarja ndodhi gjatë kohës që Justin ishte me motrën e tij pak më të madhe.

Mediat amerikane shkruajnë se fati i keq e deshi që të ishte 4-vjeçari, por ngjarja tragjike mund ti kishte ndodhur edhe vajzës. /a.y/noa.al