Transmetuar më 11-07-2018, 11:26

Një ekip shkencëtarësh amerikan të New York University, kanë regjistruar në një video, momentin kur një ajsberg prej mbi 6 kilometra, shkëputet nga akullnaja e Groenlandës.

Fenomeni në gjuhën angleze quhet “calving” dhe është një prej shkaqeve kryesore që qëndron pranë rritjes së nivelit të ujit.

“Rritja globale e nivelit të detit ja pse ndodh”, thotë Daivid Holland, profesor në New York University, Courant Institute of Mathematics.

Sipas tij, filmimi i këtij momenti, lejon që të kuptohet më me detaje ky fenomen.

Ekipi i shkencëtarëve ka studiuar ujërat në brigjet e Groenlandës, për thuajse një dekadë, duke matur ndryshimet e temperaturës në ujë dhe formimin e dallgëve.

Në videon që noa.al sjell më poshtë prej 90 sekondash, shikohet se si ajsbergu shkëputet nga akullnaja, proces i ndodhur në 22 qershor dhe i zgjatur për thuajse gjysmë ore. /a.y/noa.al