Transmetuar më 10-07-2018, 17:07

Një urdhër vërtetë i çuditshëm ka dalë nga një departament i policisë në Indi.

Në bazë të urdhrit, është kërkuar që policët duhet të dobësohen në mënyrë që të vijojnë të qëndrojnë në punë.

Në një reagim dhënë për BBC, shefi i Policisë së Shtetit të Karnataka, tha se ishte i shqetësuar për rritjen e numrit të personelit obez.

Bhaskar Rao theksoi se ishte i detyruar të merrte këtë vendim pasi më shumë se 100 oficerë vdiqën gjatë 18 muajve të fundit për shkak të sëmundjeve të lidhura me dietën që përdornin.

Zyrtarëve do t’u ofrohet ndihmë për të ndryshuar stilin e tyre të jetesës dhe dietën.

KSRP, e cila ka 14 mijë punonjës, merr telefonata të shpeshta për të shkuar në ngjarjet e mëdha dhe gjithashtu për të kontrolluar situata të tilla si trazirat dhe rastet e dhunshme.

Policët mbipeshë do të evidentohen dhe do trajtohen me dieta të veçanta, për të qenë në formë optimale. /k.k/noa.al/