Transmetuar më 09-07-2018, 12:10

Buzët e kuqe dhe voluminoze japin idenë e një sensualiteti të madh, por për të shmangur ndërhyrjet estetike, sugjerohen disa hile të cilat iu bëjnë të dukeni me buzë më të plota.

-Kalojeni lehtësisht gjuhën në buzë në mënyrë delikate, pa shmangur asnjë pjesë të tyre, nga cepi në cep.

-Futeni buzën në brendësi të gojës dhe shtrëngojeni me forcë për rreth 10 sekonda.

-Gjithashtu nxirreni buzën nga brenda jashtë, sa më shumë të mundeni.

-Në fund aplikoni pak vaj ulliri me gishtin tregues në mënyrë homogjene.

Nëse e bëni një veprim të tillë çdo ditë, buzët tuaja do të duken më të fryra dhe sensuale. /a.y/noa.al