Transmetuar më 09-07-2018, 09:56

Izet Haxhia ndodhet në qeli, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdarit.

Por ndërsa ish-truproja i Sali Berishës kërkon rigjykimin e çështjes, e dashura e tij nuk kursen mbështetjen.

Ndërsa sot Haxhia feston ditëlindjen, ajo i premton “kopshtin e Edenit”, në një postim të gjatë që bën në faqen e tij në Facebook.

Ajo i tregon se i ka përgatitur një tortë shumëkatëshe, duke i thënë se burgu do i duket si kopshti i Edenit.

Madje i kërkon që për ditëlindjen e saj ti bëjë dhe ai një tortë, madje e thumbon duke i thënë “merr këshilla nga Nard Ndoka”.

Postimi i plotë

Dita e lindjes tënde sot, dashuria ime çfarë dite…!!!!!

Kam planifikuar në mendjen time imagjinare, gjithë programin.

Do vij të të marr aty…ti je më i bukur se kurrë, (edhe unë)… dhe do shkojmë në Tropojë, në Babinë, atje ku ti linde! Do këndojmë, do qeshim, do ti jemi mirënjohës atij vendi…!

Unë s’kam qenë kurrë në Tropojë, ndaj ke shumë gjëra për të më treguar…

Pastaj do kthehemi në Tiranë, dhe do të të tregoj shtëpinë ku linda,

edhe aty do emocionohemi pakëz, sigurisht!

Asnjë moment nuk do ti shkëpusim duart!

Do më tregosh fakultetin tënd, do të të tregoj klasën ku unë studioja me orë të tëra, rrugët që i kemi dashur e na kanë qenë dëshmitarë në gëzimet dhe hallet tona….

Pa asnjë dyshim, do të shkojmë tek ajo kafe e vogël pranë Akademisë, ku jemi njohur para 20 vitesh, atëherë kur mendja jote ishte e mbushur me politikë dhe halle, kurse e imja me Maria Callas dhe me opera…. Ty s’të kujtohet, që kisha tela në dhëmbe, isha e vockël dhe pa asnjë lidhje me botën tënde dhe politikën.

Pastaj, me tapetin fluturues të mendjes time, do ndodhemi në Paris, do të të tregoj gjithçka, vitet e studimit, konservatorin, mencën studentore, ku herë haja e herë jo, sepse preferoja të blija një parfum ose të shikoja një opera a teatër dhe të rrija 2 ditë pa ngrënë.

Sa tmerrësisht shumë do dashurohemi sot!

Sot, gjithë ky planet është vetëm për ty!

Do bëjmë shumë gjëra, me atë entuziazmin dhe pasionin tonë, me atë ëmbëlsinë dhe butësinë ton (qe veç unë ta njoh aq mirë)!

Në fakt, kjo ditë është më shume festë për mua sesa për ty! Sepse pikërisht sot, Zoti solli dhuratën më të madhe që do të kisha në jetë, TY!

Nuk di të bëj urime, me janë dukur gjithmonë klishe, dhe ngec…ngec!

Por di që sot, ka ardhur në jetë një misionar në këtë botë, që do të me prezantonte me dashurinë, me lumturinë, madje edhe me vetveten time të vërtetë!

Dritëza ime, a arrin vallë ta ndjesh se sa të dua?

Sepse mendja, sado të mundohet, nuk do arrijë ta kuptojë. Vetëm shpirti mund t a ndjeje!

GËZUAR DITËN TËNDE TË LINDJES , DHURATA IME , DASHURIA ME MILIONA DASHURI BRENDA, I BUKURI E I MIRI IM, SHOKU IM I NGUSHTË, FRYMËZIMI IM!!!

Asgjë më të bukur në jetë, nuk do të kisha imagjinuar kurrë!

Faleminderit Zotit dhe dy prindërve të tu, që të krijuan kaq të mrekullueshëm!

Edhe plot e plot vite të tjera, shëndeti e dashurie!

Atje ku ti je, mbylli sytë dhe do shohësh që gjithë universi sot, feston për ty!

Të gjithë miqtë e tu të shumtë, i ke pranë sot! Apo jo çuna, goca??

Të dua, të dua, të dashuroj…

aq tepër shume sa nuk e di as vetë..

Sa bukur? Sa bukur, shpirt…!!!

Gëzuar, Gishtëza imi jetës

Ps: Tani, hajde pak të them diçka te veshi:

Dëgjo këtu, or Izet Haxhia!!!!

3 ditë punë më ka marre kjo torta e zotërisë tuaj! 11 kate, vdiqa me furrën në mes të vapës, me 4 tepsi të madhësive të ndryshme.

Dhe më lumshin duart e arta prej punëtoreje të papërtuar..!

Bën vakiiiii….bën vaki se s’më bën një si kjo për ditëlindjen time, me duart e tua…gjej vrimë, futu e mbulohu.

Nuk më intereson fare se si, qysh, tek, nga, ku….. futu në kurs gatimi, shpik krahë të fluturosh që aty, pije detin Ksant, fillo ndonjë revolucion, merr këshilla nga Nard Ndoka……punë për ty.

Kaq po t’them… ndryshe do të të duket burgu si kopshti i Edenit… /a.y/noa.al