Transmetuar më 09-07-2018, 09:24

Një tren i nisur nga Edirne, drejt Stambollit, doli nga shinat në zonën e Tekyrdag, në veriperëndim të Turqisë, duke shkaktuar 24 të vdekur dhe 338 të plagosur.

Pesë vagona nga gjashtë dolën nga shinat, ndërsa në të ndodheshin 362 persona.

Prefekti i zonës, Mehmet Ceylan, shpjegoi se të plagosurit u transportuan me urgjencë në spital.

Megjithatë nuk diehn ende rrethanat e aksidentit të ndodhur këtë të diel, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet.

Paraprakisht mendohet se shkak për aksidentit mund të jetë rrëzimi i një ure në rrugë.

Zona ku treni doli nga shinat, ditëve të fundit është përfshirë nga shira të rrëmbyer dhe rrëshqitje toke. /a.y/noa.al