Transmetuar më 08-07-2018, 22:28

Një 39-vjeçar dhe e dashura e tij po përballen me akuza të shumëfishta, pasi policia gjeti më shumë se 80 gram drogë brenda trupit të 20-vjeçares.

Jaral R. McCollum, 39 vjeç, dhe Desiree A. Webster, 20 vjeçe, u arrestuan më 25 qershor në Shawano.

Një oficer i policisë së Shawano, SHBA, ndaloi Webster dhe McCollum në Qarkun Highway B dhe të dy të dyshuarit u arrestuan.

Pas kontrollit paraprak, atyre nuk iu gjet asgjë në makinë, ndaj policia i mori në paraburgim.

Një oficer i korrigjimeve u tha oficerëve se besonte që 20-vjeçarja fshihte diçka në zgavrën e saj vaginale.

Më pas ajo u dërgua në një qendër mjekësore aty pranë, ku policia tha se zbuloi një qese në zonën e saj të legenit.

Pasi u hoq paketa prej 81 gramësh, thuhet se përmbante 36 g kokainë, 14 g metamfetaminë dhe 28 g marihuanë sinteke. McCollum dhe Webster tani janë vënën në akuza për posedimin e drogës. /k.k/noa.al/