Transmetuar më 07-07-2018, 11:58

Një pjesë e madhe e jona për vite me radhë ka pasur një bindje të gabuar, Winnie the Pooh, arushi që për shumë vite ka hyrë në zemrat e fëmijëve të gjithë botës, nuk është mashkull, por femër.

Realiteti i vështirë për t’u pranuar, është shpjeguar nga shkrimtarja Lindsay Mattick, autore e “Finding Winnie”, një libër që tregon të gjithë historinë e arushit protagonist të filmit aq të preferuar të Disney.

Rezulton se ky personazh nuk është frymëzuar nga një ari mashkull, përkundrazi nga një femër me emrin Winnie, të cilën autori i filmit A.A. Milne, e shihte shpesh në kopshtin zoologjik të Londrës, kur shoqëronte të birin Cristopher Robin.

Arusha Winnie, e cila ngordhi në vitin 1934, ishte lënë në kopshtin zoologjik të Londrës nga pronari.

Arusha u ble në vitin 1914 nga ushtari Harry Colebourn, për rreth 20 dollarë nga një amerikan, i bindur se do mund ta stërviste dhe merrte me vete. Colebourn e quajti Winnie, shkurtim i Winnipeg, qytet i saj i lindjes dhe arriti që ta marrë në Britaninë e Madhe.

Por lufta e parë botërore e detyroi Colebourn të ndahet nga Winnie, pasi nëntenenti u thërrit në ushtrinë franceze, kështu që ariu përfundoi në kopshtin zoologjik.

Tashmë Lindsay Mattick, stërmbesë e Colebourn, siç shkruan noa.al shpjegon historinë e vërtetë të arushit të famshëm.

“Kjo është një histori që duhej treguar, pasi shpjegon se si një veprim i thjeshtë dashurie i një njeriu ndaj një kafshe, mund të krijojë një fenomen botëror. Historia e Winnie the Pooh është fantastike, por realiteti është mahnitës gjithashtu”, shprehet Mattick. /a.y/noa.al