Transmetuar më 06-07-2018, 15:11

Aksi rrugor Gramsh-Elbasan paraqet rrezik për udhëtarët në fshatin Cingar pasi gjatë ditës së sotme, u shkëput një masiv shkëmbor nga lartësia e një kodre.

Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk ka pasur persona të lënduar por autoritetet bëjnë thirrje për kujdes pasi rreziku mbetet prezent.

Siç shihet nga fotot, shkëmbinjtë kanë rënë në rrugë ndërkohë nuk përjashtohet mundësia që situata të përsëritet.

Edhe pse faqja e kodrës është e izoluar me rrjete hekuri, kjo nuk ka bërë shumë punë pasi shkëmbinjtë kanë çarë barrierën.

Rreziku shtohet edhe më tej pasi vendi në fjalë është pranë një kthese dyfishe ndërkohë edhe sinjalistika mungon./a.m./noa.al/