Transmetuar më 04-07-2018, 11:15

Lëkundjet e tërmetit që përfshiu në orën 11:01 Shqipërinë dhe zgjatën rreth pesë sekonda, duke u përsëritur dy herë të tjera në tetë minutat e mëpasme me intensitet më të ulët, janë ndjerë edhe në disa shtete të tjera.

Sikurse noa.al konfirmon nga raporti që lëshoi tani, CSEM, Instituti Evropian i Gjeoshkencës, tërmeti u ndje 4.9 ballë në Kosovë, Serbi, Maqedoni dhe në Malin e ZI. Po ashtu u ndje po aq ballë të shkallës Rihter edhe në Bosnjë-Hercegovinë.

***

CSEM, Instituti Evropian i Gjeoshkencës konfirmoi se një tërmet me fuqi të paktën 5.2 ballë përfshiu Shqipërinë.

Tërmeti që u shoqërua me lëkundje të forta u lokalizua në orën 11:01, 28 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 12 kilometra në veri të Shijakut.

Tërmeti kishte një thellësi dy kilometra.

Ora 11:09, u regjistrua edhe një tjetër lëkundje tërmeti në Tiranë e cila zgjati rreth dy sekonda dhe intensitetin e kishte më e ulët se ajo e tetë minutave më parë. /noa.al/