Transmetuar më 03-07-2018, 20:07

Prej vitesh, sa herë që ka një event të rëndësishëm sportiv, dalin video të ndryshme kafshësh që ‘parashikojnë’ rezultatet e ndeshjeve.

Më të shpeshta këto ‘parashikime’ bëhen kur luhen kampionate botërore apo evropianë.

Kjo traditë, u përhap gjerësisht në Botërorin e vitit 2002 të luajtur në Japoni dhe Kore. Aso kohe, një oktapod i quajtur Rabio parashikoi saktë ndeshjet.

Por, sot pas shumë vitesh, edhe pse historia e oktapodit mbahet mend, ai është vrarë për t’u kthyer në ushqim për njerëzit.

Peshkatari Kimio Abe që e kishte kapur kishte probleme ekonomike dhe duke e shitur për ushqim mendoi se do fitonte më shumë.

Peshkatari ishte i lodhur nga fama në botën virtuale, pasi nuk po siguronte fitime.

Kështu ai vendosi ta vrasë oktapodin dhe ta shesë për ushqim./a.m./noa.al/