Transmetuar më 03-07-2018, 12:00

Porositi ushqim me telefon, por asnjë herë nuk e kishte menduar se kjo gjë do të vinte në krizë historinë e saj të dashurisë.

Kayla Speer, 23 vjeçe, me origjinë nga West Burlington, në Iowa (SHBA), porositi një sanduiç për të dashurin e saj, i cili jeton tre orë larg saj.

Një veprim i thjeshtë romantik, për ti treguar partnerit se ajo kujdesej për të.

Por për fat të keq djali që transportonte ushqimin, shkoi në adresën e duhur, por gjërat shkuan krejt ndryshe nga sa mendohej.

Vajza vendosi të tregojë gjithçka që i ndodhi në Twitter, me një sërë postimesh që u përhapën me shpejtësi.

“Isha në punë dhe një mbrëmje mendova të bëja diçka të këndshme për të. I porosita darkën, duke e ditur se ishte i mbytur në studime për provimet finale”, shkruan vajza.

I dashuri i tha se do binte të flinte, kështu që ajo e lajmëroi për ushqimin që po vinte.

Por pas disa minutash Kayla mori një telefonatë nga djali i shpërndarjes, “Më pyeti, nëse ushqimi ishte për të dashurin tim dhje unë i konfirmova, duke i thënë se nuk jetoja në një qytet me të dhe doja ta befasoja”.

Por djali nga ana tjetër e telefonit iu përgjigj, “Dëgjo, zakonisht nuk bëj këto gjëra, por mendoj se është e drejtë që ta dish. Kur hyra në shtëpi pashë atë me mbathje, dhe një vajza të zhveshur sipër tij në divan”, shkruan noa.al.

Ndonëse lidhja u prish, vajza vendosi që të falenderojë djalin e shpërndarjes që e bëri të kuptojë se me kë ishte e lidhur. /a.y/noa.al