Transmetuar më 03-07-2018, 10:09

Një emocion i papërmbajtur për nënën e Ayla, vogëlushes një vjeçe e cila dëgjon për herë të parë.

Vogëlushja amerikane ju nënshtrua një ndërhyrje delikate kirurgjikale, nën drejtimin e doktoreshës Kristen Honsinger dhe nga ekipi otorinolaringolog të Cook Hospital, në Fort Worth të Texas.

Pajisja elektronike, zëvendëson pjesën e brendshme të veshit, duke kontribuar në dërgimin e mesazheve zanore në tru.

Thënë ndryshe, bëhet fjalë për një ndërhyrje shumë më komplekse se aparatet akustike që dërgon tingujt e fortë.

Vogëlushja reagoi shumë mirë ndaj operacionit dhe tani arrin që të njohë tingujt dhe të reagojë edhe ndaj muzikës.

Në videon që noa.al sjell më poshtë shihni momentet emocionuese, gjatë të cilave nëna e Ayla nuk i mban dot lotët. /a.y/noa.al