Transmetuar më 03-07-2018, 09:27

Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kamenos, komenton marrëveshjen që pritet të finalizohet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Por ndërsa pjesë e saj është pakti për detin, Kamenos shprehet i prerë se për Çamërinë, nuk diskutohet asgjë.

Duke folur për mediat greke mëngjesin e sotëm, ai deklaroi se Shqipëria po fillon të kuptojë se është në të mirë të saj që të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë.

Kamenos tha se Epiri i Veriut është rajoni ku grekët kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë.

“Çfarë thuhet në lidhje me pretendimet pronësore nuk është e lidhur me çamët. Çamët janë kriminelë lufte që bashkëpunuan me nazistët dhe me kriminelët e luftës ne nuk negociojmë”, u shpreh ai.

Megjithatë ai nënvizoi se pakti mes Shqipërisë dhe Greqisë, do të shpallet në momentin e duhur nga Ministria e Jashtme. /a.y/noa.al