Transmetuar më 30-06-2018, 20:24

Nga Ylli Manjani

Padyshim do ta firmos atë peticion! Sapo të jem në Tiranë.

Nuk mund të tallet pafundësisht pusht-eti me emocionet e njerëzve!

Nuk mund të jetë vetëm punë e aktorëve dhe regjizorëve.

Në radhë të parë është detyrë e qytetarisë.

Ndarja e aktorëve është loja e vjetër e pushteteve despotike.

Por jam i bindur se aktorët nuk janë të ndarë në të vërtetë…

Le pastaj përdorja e emrit, siç ndodhi me emrin e Piro Manit.

Kjo është pushtllëk pa kufi! Asnjëri nga 9 rrathët e ferrit të Dantes nuk e nxë!

Mëkatarë të tillë nuk ka parë historia!

Vjedhja e pasurisë publike mu në mes të Tiranës dhe shkatërrimi i korpusit ligjor themelor të shtetit, janë shumë më të rënda sesa çështjet e arkitekturës së një godine!

Bashkë me nënshkrimin e atij Peticioni, nënshkruaj edhe premtimin se Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës NUK e MERR MË VOTËN TIME!

Asgjë nga ato që ka thënë në fushatë nuk ka bërë!

Vetëm ka luajtur teatër pemësh dhe ka braktisur premtimin se sdo bënte kulla!

Mbajtja e fjalës është thelbi i çdo marrëdhënie midis qytetarësh!

Ai nuk e mbajti fjalën ndaj dhe unë nuk kam ndërmend ta toleroj me votën time!

Kaq kam në dorë!

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.AL