Transmetuar më 28-06-2018, 08:07

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të enjteje, duke nxjerrë shifra të rritjes së numrit të pasagjerëve të transportit ajror.

Ai bën me dije se në pesë muajt e parë të këtij viti, hyrjet e të huajve në vendin tonë janë rritur ndjeshëm në raport me një vit më parë.

“Me këto tregues të rritjes mbresëlënëse gjatë 6 viteve të fundit në numrin e pasagjerëve të transportit ajror, si edhe me lajmin e mirë që në 5 muajt e parë të vitit, hyrjet e të huajve në vendin tonë janë rritur me 9.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

Në grafikun e publikuar prej tij tregohen si ka ndryshuar numri i pasagjerëve nga muaji janar deri në maj, përgjatë viteve 2013-2018.

Rritja më e madhe e numrit të pasagjerëve vihet re gjatë dy viteve të fundit, ku piku ka arritur gjatë 2018.

Në grafikun më poshtë gjeni shpjegimin e detajuar të numrit të pasagjerëve ndër vite. /a.y/noa.al