Transmetuar më 24-06-2018, 19:23

Një sasi e madhe me euro është sekuestruar në portin e Durrësit ditën e sotme.

Deri tani thuhet se shifra i kalon 1.5 milionë eurot, ndërsa valuta po futej në territorin shqiptar.

Të enjten në Kuvend, lideri i PD-së në fjalimin e tij bëri një denoncim, dhe deklaroi se një prej deputetëve ka porositur një “Toyota Yaris”

Basha deklaroi:

Qesh ti qesh, zgërdhiu! Ai që po zgërdhihet më shumë ka qenë para tri ditëve në Shqipëri. Ai zgërdhitësi ka marrë “Toyta Yaris”-in. Por t’u zbulua Toyota”, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda. Sepse zgërdhitësi thoshte s’kemi probleme, s’kemi drogë, reformat po ecin, krimi po luftohet, ekonomia po ecën, ku në fakt e vërteta është ajo që di çdo shqiptar e nuk ka nevojë ta thotë opozita”

Nuk dihet e nde se çfarë informacioni ka pasur Basha dhe nëse sekuestrimi sot të ketë lidhje me këto deklarata.