Transmetuar më 22-06-2018, 14:47

Një ndërtues vlonjat ndodhet në telashe, për shkak të mashtrimit të bërë me anë të shitjeve.

Bëhet fjalë për 53-vjeçarin, Ilir Hana, ndaj të cilit kanë bërë denoncim dy persona.

Gjatë ditës së djeshme, e enjte, në ngarkim të tij u referuan materialet në Prokurorinë e Vlorës.

Kjo pasi Hana, është administrator i një shoqërie ndërtimi që vepron në qytetin bregdetar.

Ai akuzohet se me anë të mashtrimit, u ka shitur të njëjtin apartament, shtetasve L.C., 41 vjeç dhe Th.K., 75 vjeç banues në Vlorë.

Ndaj ndërtuesit hetimet janë në vijim, për të zbuluar raste të tjera mashtrimi ku mund të jetë përfshirë. /a.y/noa.al

Foto ilustruese