Transmetuar më 22-06-2018, 10:26

Një operacion i policisë së Dibrës i koduar “Muzgu”, ka zbuluar kokainë duke vënë në pranga një person.

Luan Boça, 20 vjeç, banues në Bulqizë, u arrestua mbrëmjen e djeshme, e enjte.

Prangosja e tij u bë pasi gjatë kontrollit fizik që iu bë, në një lokal në qytetin e Klosit, iu gjet e fshehur në trup një qese plastike brenda së cilës gjendej lëndë narkotike kokainë.

Nga hetimet e kryera rezultoi se i riu lëndën narkotike, do ta shiste në doza.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kokaina me peshë 22.75 gramë.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Matit për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. /a.y/noa.al