Transmetuar më 22-06-2018, 10:16

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, aty ku raportohet se një shtetas shqiptar është gjetur i pajetë.

Sipas mediave italiane ai është gjetur i vdekur në banesën e tij në Romë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në rrugën ‘Tota’, Valmontone në Romë dhe ka dyshime se 33-vjeçari shqiptar është vrarë.

Nga hetimet e para zbulohet se ai është gjetur i mbytur.

Policia që ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.