Transmetuar më 21-06-2018, 10:00

Një shqiptar i shpallur në kërkim, është vënë në prangat e policisë italiane, mbrëmjen e kësaj të mërkure.

I arrestuari është Mariglen Cybi, 25 vjeç, i cili ishte arratisur në muajin gisht të vitit 2017, nga spitali ku ndodhej nën mbikëqyrjen e policisë. I riu ishte ndaluar asokohe, i akuzuar për grabitje.

Por Cybi kishte arritur të arratisej pasi kishte sulmuar policët që e ruanin, të cilëve u kishte kërkuar të shkonte në tualet.

Pikërisht në këtë moment ai ka goditur karabinierët, duke u zhdukur pa gjurmë, teksa ishte zbathur dhe vetëm me mbathje.

25-vjeçari është ndaluar nga një patrullë policie në zonën e Tuscia, ku sërish ka tentuar arratinë.

Me gjithë kundërshtinë të bërë ndaj efektivëve, ai është prangosur.

Ndërkohë rezultoi se Cybi po lëvizte me një makinë tip “Benz” me motor të fuqishëm, e cila rezultonte e grabitur. /a.y/noa.al