Transmetuar më 20-06-2018, 20:49

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një 50-vjeçari ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në “Rrugën e Dibrës” ku shtetasi me inicialet B.M., 50-vjeç, është përplasur nga një automjet teksa po tentonte të kalonte rrugën.

Raportohet se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital nga ku raportohet se gjendja e tij është e rëndë.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit me targa AA 218 TB, shtetasi me inicialet E.H., ka qëndruar në vendngjarje dhe ka pritur punonjësit e policisë.

Hetuesit po kryejnë procedurat për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Dyshohet se kalimtari i ka dalë papritur para mjetit.

Ekspertiza pritet të zbardhë rrethanat e aksidentit./a.m./noa.al/

foto ilustruese