Transmetuar më 20-06-2018, 19:59

Mijëra shqiptarë i drejtohen Britanisë së Madhe përmes emigracionit të jashtëligjshëm. Shumë grupe operojnë duke u mundësuar kalimin në ishull kundrejt shumave të mëdha të parave.

Policia britanike ka shkatërruar sot një grupim që drejtohej po nga shqiptarë. Të paktën 10 persona kanë rënë në pranga në disa vende të Evropës, anëtarë të grupit.

Mes të arrestuarve është edhe kreu i bandës, 31-vjeçari shqiptar Alket Dauti.

Ai u prangos në apartamentin e tij në jug të Londrës. Gjatë arrestimit ai kërcënoi njërin prej policëve teksa iu drejtu me fjalët: “Ty të mbaj mend”.

Teksa nxirrej me pranga nga banesa, shqiptari iu është drejtuar edhe gazetarëve: “Shkruani mirë për mua. Kapët foto të mira?”, shkruan DailyMail.

Grupi i Dautit përdorte shoferë që transportonin mallra nga Belgjika drejt Britanisë. Ata i fshihnin klandestinët nëpër kamionë.

Klandestinët strehoheshin në hotele në Belgjikë. Ata paguanin shuma të ndryshme për transportin drejt Britanisë./a.m./noa.al/