Transmetuar më 23-05-2018, 20:24

Janë dashur pak orë shi që rrugët e Vlorës të bllokohen nga ujërat që vërshuan në disa akse të brendshme.

Probleme ka pasur në bulevardin kryesor të qytetit, në lagjen Kushtrimi te “28 Nëntori”.

Po ashtu edhe te lagjja “1 Maj”, pasi pompa nuk po punon dhe oborret janë të mbushur me ujë.

Prezencë të ujit ka edhe në afërsi të Skelës. Lëvizja e automjeteve në disa zona është kryer me mjaft vështirësi për shkak të pranisë së ujit.

Punonjësit e bashkisë janë në teren për normalizimin e situatës së krijuar nga rreshjet. /k.k/noa.al/