Transmetuar më 23-05-2018, 12:52

25 vjeçari Olcion Muça i cili tentoi të grabiste një bankë dje në qytetin e Lushnjës është ushtar profesionist në repartin e Poshnjës në Berat.

Në dëshminë e tij para policisë ai është shprehur se ka pasur nevojë për lekë pasi është në gjendje shumë të keqe ekonomike, por banka i ka refuzuat overdraftin.

Pasi u përball me refuzimin, Muça në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit rreth orës 16:30 shkoi sërish në bankë.

Pasi kishte marrë në banesën e tij një pistoletë të cilën e mbante pa leje dhe një maskë, i riu tentoi të futej brenda ambienteve të bankës, por pasi hasi në kundërshtimin e forcave të sigurisë qëlloi 6 herë me armë.

Më pas ai tentoi të largohej me vrap, por u arrestua nga policia.

Gruaja e tij nuk pranon të flasë, ndërsa fqinjët janë shprehur se nuk i njohin tamam pasi kanë shumë pak kohë që jetojnë me qera në të njëjtin pallat.

Çifti kishin edhe dy fëmijë të vegjël, ndërsa bashkëshortja e tij është e papunë./m.sh/noa.al/