Transmetuar më 22-05-2018, 18:10

Një bankë të nivelit të dytë në Lushnjë u tentua të vidhej nga një i ri i armatosur dhe me maskë.

Ai nuk arriti që të çojë deri në fund planin, pasi në ato momente banka ishte e mbyllur.

Pas kësaj, 25-vjeçari Olcion Muço, nga Berati, nxorri pistoletën TT dhe qëlloi, por pa lënduar askënd.

Pas ngjarjes ai u largua menjëherë, por u kap nga policia pak minuta më vonë.

Grupi hetimor  sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën me të cilën u tentua të vidhet banka, maska dhe 1 kapuç.

Gjithashtu në vendngjarje u sekutruan 8 gëzhoja pistolete TT, të cilat dyshohen se janë qitur nga pistoleta e autorit. /k.k/noa.al/