Transmetuar më 22-05-2018, 17:20

Një person ka dështuar të çojë deri në fund “misionin” e vet për të vjedhur një bankë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në një bankë të nivelit të dytë në Lushnjë.

Mësohet se në ato momente filiali ka qenë i mbyllur, dhe ndodheshin vetëm punonjësit për të bërë procedurat përmbyllëse.

Raportohet se ka pasur edhe të shtëna në ajër me armë zjarri, por pa lënduar njerëz.

Personi që tentoi grabitjen është ndaluar nga policia dhe u shoqërua në komisariat. /k.k/noa.al/