Transmetuar më 22-05-2018, 08:24

Së paku 14 turistë kanë mbetur të plagosur pas rrëzimit të një peme, mbi një autobus të madh me të cilin udhëtonin një grup turistësh, në zonën e Tempio, të Firenze, Itali.

Mësohet se fatmirësisht që të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetshën.

Pema u rrëzua këtë të hënë, teksa autobusi kishte ndaluar për të respektuar semaforin e kuq.

Qyteti toskan u godit nga një stuhi e fuqishme dhe kohë e keqe, çka duket se ka shkaktuar edhe dëmtimin e pemës, dhe për pasojë rrëzimin e saj.

Në vendin e ngjarjes mbërriti ndihma e shpejtë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët iu erdhën në ndihmë të lënduarve. /a.y/noa.al