Transmetuar më 21-05-2018, 14:51

Ministrja e Integrimit e Danimarkës, Inger Stojberg ka bërë një deklaratë të fortë për besimtarët myslimanë.

Ajo i ka bërë thirrje atyre që të largohen nga puna gjatë periudhës së agjërimit të Ramazanit, duke thënë se kjo praktikë fetare është e rrezikshme për të gjithë.

"Dua tu bëj thirrje myslimanëve që të largohen nga puna gjatë muajit të Ramazanit, për të shmangur pasojat negative për pjesën tjetër të shoqërisë daneze. Pyes veten nëse një urdhër fetar që urdhëron respektimin e një shtylle 1400 vjeçare të Islamit, është në përputhje me shoqërinë dhe tregun e punës që kemi në Danimarkë në vitin 2018", tha ajo.

Stojberg tha se kishte frikë se agjërimi mund të ndikonte në sigurinë dhe produktivitetin e tyre.

"Kjo mund të jetë e rrezikshme për të gjithë ne", vijoi ministrja. /k.k/noa.al/