Transmetuar më 21-05-2018, 13:36

Gjykata e Beratit ka rrëzuar kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila kërkonte rinisjen e hetimit të ndërprerë nga Prokuroria e Përgjithshme ndaj Edi Ramës.

Gjithçka lidhur me thirrjet e Ramës në fushatën e zgjedhjeve të vitit që lamë pas.

Asokohe duke iu drejtuar policëve, Rama tha, “Hidhni kapelet e mblidhni vota për Partinë Socialiste”.

Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e LSI, Ylli Manjani, i njohur me vendimin deklaroi se drejtësia është kokulur para Kryeministrit.

“Ky Kryeministër përben rrezik për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri”, u shpreh Manjani. /a.y/noa.al