Transmetuar më 21-05-2018, 12:42

Banorët e një fshati në shtetin indian të Madhya Pradesh, rrahën egërsisht dy djem të rinj të cilët u kapën me mish të therur me vete, ku duke dyshuar se bëhej fjalë për mish lope, i sulmuan egërsisht.

Prej goditjeve të pësuara, njëri prej tyre humbi jetën, ndërsa tjetri mbeti i plagosur rëndë.

Katër të dyshuar për ngjarjen e ndodhur këtë të premte në Amgaar, në distriktin e Satna, u arrestuan nga policia.

Ndërkohë të rinjtë e sulmuar, të identifikuar si Siraj dhe Shakeel, kishin një sasi të konsiderueshme mishi me vete dhe për këtë arsye u sulmuan, duke u akuzuar se kishin therur një lopë, kafshë e cila cilësohet e shenjtë për besimin hindu.

Ndërhyrja e policisë parandaloi rëndimin e mëtejshëm të ngjarjes, ndërkohë që Siraj, vdiq pak më vonë në një spital lokal, shkruan noa.al.

Policia deklaroi se nuk është e sigurtë nëse mishi ishte prej lope, ndërkohë që mostra do ti nënshtrohet një analize të specializuar në Huderabad. /a.y/noa.al