Transmetuar më 21-05-2018, 11:56

Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro ka fituar edhe një tjetër mandat 6-vjeçar në këtë pozitë.

Maduro fitoi, edhe pse procesi ishte shumë i diskutueshëm dhe u shoqërua me bojkot të opozitës dhe me pretendime për manipulime votash.

Në votime kanë dalë 46 për qind e votuesve venezuelianw. Votimi u zhvillua në një kohë që vendi amerikano- latin po përballet me një krizë të thellë ekonomike.

Kandidati kryesor opozitar, Henri Falcon e kundërshtoi rezultatin e zgjedhjeve pas mbylljes së kutive të votimit.

“Ne nuk e konsiderojmë të vlefshëm këtë proces zgjedhor. Na duhet të mbajmë zgjedhje tjera në Venezuelë”, ka thënë Falcon, shkruan noa.al.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka thënë se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve. /d.xh/a.y/noa.al