Transmetuar më 21-05-2018, 11:50

Në 45-vjetorin e revoltës së Spaçit ishte e pranishme edhe ambasadorja e BE-së në vendin tonë Romana Vlahutin.

Gjatë fjalës Vlahutin u shpreh se është absurde të mendosh që një djalosh është dënuar me burg pasi dëgjonte këngët e Adriano Çelentanos.

Sipas saj shqiptarët u persekutuna sepse donin të ishin si gjithë Evropa.

"Është e pamundur të mendosh që në Evropën e cila ka shkuar në hënë, ka shpikur internetin, ka biometrinë, zemrën artificiale, 4 dekada më parë një djalosh i ri mund të dënohej vetëm sepse i kishte rënë kitarës për të kënduar këngët e Adriano Celentanos.

Shqiptarët u persekutuan sepse donin të ishin poetë, mendimtarë, piktorë dhe studiues, donin të ishin si pjesa tjetër e Europës.

Është e vështirë të mendohet që tragjeditë që kanë ndodhur në Spaç apo në mbarë Shqipërinë është një tragjedi që ta tregojmë si histori dhe ta shërojmë. Jam e përuluar para detyrave që kemi për të respektuar të shkuarën dhe e ardhmja të jetë më e ndershme. Për të ruajtur Spaçin si një vend kujtese në mënyrë që fëmijët tanë t’i mësojnë fëmijëve të tyre për atë se çfarë ka ndodhur këtu.

Ambasadorja e Vlahutin tha se BE ka nisur një projekt që është identifikimi i ADN të personave të vrarë. "Kemi  nisur në zonën e Dajtit dhe kjo do të bëhet në mënyrë që familjet të fillojnë të identifikojnë të dashurit e tyre sa më shpejt të jetë e mundur", u shpreh ajo./m.sh/noa.al/