Transmetuar më 21-05-2018, 11:18

Dy persona të akuzuar për një sërë vjedhjesh janë vënë në prangat e policisë së Divjakës.

Të arrestuarit janë Dionis Gjini, 35 vjeç dhe Julian Çela, 32 vjeç, banues në Divjakë.

Ata akuzohen në bashkëpunim me njëri tjetrin, natën mes të shtunës dhe të dielës, në vendin e quajtur “Kular” Divjakë, kanë vjedhur një motopompë ujitje, në pronësi të shtetasit F.K., 45 vjeç, banues në Divjakë.

Nga kryerja e veprimeve hetimore rezulton se dy të dyshuarit janë autorë të dyshuar vjedhjes së banesës së shtetasit Th.L., dhe të vjedhjes së mbetur në tentativë të banesës së shtetasit J.P.

Ata dyshohen se janë autor të disa vjedhjeve të tjera banesash në qytetin e Divjakës për dokumentimin e të cilave po punohet.

Ndaj të dyshuarve materialet i kaluan Prokurorisë së Lushnje për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim, ndërkohë që Gjini ka qenë i dënuar tre herë të tjera po për vjedhje. /a.y/noa.al