Transmetuar më 21-05-2018, 10:28

Festimet për dasmën kanë mbaruar dhe tashmë princi Harry i Anglisë dhe Meghan Markle janë gati për muajin e tyre të mjaltit.

Mësohet se çifti do të pushojnë në shtetin afrikan të Namibia. Ata do të qëndrojnë në një hotel në mes të natyrës.

Sipas revistës ‘Travel&Leisure’, çifti mbretëror do të qëndrojë në Hoanib Valley Camp, një strukturë me gjashtë tenda luksoze me çmim prej 660 dollarë nata.

Vendi cilësohet perfekt për dy persona si ata që duan natyrën dhe rezervat private natyrore të Afrikës.

Harry ashtu si i vëllai William janë shumë të lidhur me Afrikën. Madje edhe unaza e fejesës së Meghan vjen pikërisht nga Botswana. /a.y/noa.al