Transmetuar më 21-05-2018, 10:19

Teksa sot pritet të dëshmojnë në prokurori për çështjen "Xhafaj", deputetët e PD-së, Enekelejd Alibeaj, Evin Salianji dhe përfaqësuesi ligjor Gazmend Bardhi, të tjera zhvillime ka nga organi i akuzës.

Mësohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Ai pritet të zhvillojë një takim me kreun e këtij institucioni Donika Prela.

Ende nuk dihen arsyet e këtij takimi, por kujtojmë që edhe para 3 ditësh kreu i policisë së Shtetit ka qenë në zyrën e prokurores së re të Krimeve të Rënda.

Çështja më e nxehtë e momentit është ajo e hetimit për dosjen e përgjimit ndaj Agron Xhafës, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Sot do dëshmojë edhe gazetari Jetmir Olldashi i cili ka pranuar se ishte ai që bëri regjistrimin e bisedës mes Albert Veliu dhe Agron Xhafës.

Madje ishte ai që realizoi edhe intervistën me "babale", Albert Veliu të publikuar pak ditë më parë nga Partia Demokratike./m.sh/noa.al/