Transmetuar më 21-05-2018, 09:44

Në orët e vona të mbrëmjes një urban qyteti është përplasur me një autoveturë tek zona e njohur ai "Zogu i Zi" në Tiranë.

Mësohet se ka qenë autobusi ai që ka godur në pjesën e pasme autoveturën, brenda se cilës ndodhej një familje.

Në vendin e ngjarjes shkuan forcat e policisë rrugore të cilat kanë verifikuar rastin duke shpallur fajtor drejtuesin e urbanit.

Nga ana e policisë nuk ka pasur një version zyrtar për ngjarjen, por dëshmitarët kanë treguar se autobusi ka lëvizur me shpejtësi të madhe.

Paraprakisht mendohet se shkak mund të jetë bërë edhe lagështira në rrugë./m.sh/noa.al/