Transmetuar më 19-05-2018, 21:07

Këngëtarja Aurela Gaçe duket se ka kaluar një të shtunë mjaft të bukur familjare.

Gjatë ditës së sotme ajo ka publikuar në rrjete sociale një nga fotot më  të bukura familjare.

Në këtë foto janë dy vajzat e saj Grace dhe Abigail si dhe bashkëshorti i saj Skerdi.

Vogëlushet janë duke përqafuar të atin dhe padyshim për të është foto e ditës. “Zot faleminderit,”-shkruan Aurela krahas fotos.

Para pak ditësh Aurela Gaçe publikoi këngën e saj më të re, “Të dua”.