Transmetuar më 19-05-2018, 18:55

Këngëtarja e mirënjohur Jennifer Lopez, realizoi një performancë të ‘zjarrtë’ për fansat.

Jennifer Lopez kishte realizuar performancë elektrizuese teksa po bënte vallëzim striptiz në skenën e Las Vegasit, natën e kaluar.

Autorja e shumë hiteve, ishte shtrirë dhe vallëzonte e veshur  me një bodysuit i cili tregonte të pasmet e bëshme të saj.

Teksa po vallëzonte në një kolltuk, këngëtarja bëri disa lëvizje provokuese, duke ngritur këmbët lart.

Jennifer ishte rikthyer në Vegas për koncertin e saj 90 minutësh, muajin e kaluar, ku realizoi performancë mbresëlënëse me shtatë kostume të ndryshme.