Transmetuar më 19-05-2018, 14:20

Ata janë tashmë zyrtarisht burrë dhe grua! Princi Harry i Anglisë dhe aktorja amerikane Meghan Markle u betuan për dashuri të përjetshme mesditën e kësaj të shtune, përpara 600 të pranishmëve në kishën St.George të kështjellës Windsor.

Por momenti më kulmor i ceremonisë martesore, ishte puthja jashtë kishës, ku çifti mbretëror përshëndetën qindra mijëra qytetarët që kishin mbushur rrugët.

Nusja spikati me thjeshtësinë dhe finesën e saj, me flokët e mbledhur, me një fustan klasik sateni dhe me tualet natyral.

Pas lidhjes në martesë, çifti mbretëror që tashmë do të jenë duka dhe dukesha e Sussex, shëtitën me karrocë duke përshëndetur të pranishmit në rrugë.

Kujtojmë se pas ceremonisë në kishë princi Charles do të mbajë në mbrëmje një festë private për familjen dhe miqtë e ngushtë të çiftit. /a.y/noa.al

Ata thanë “Po”! Princi Harry dhe Meghan Markle janë burrë dhe grua Princi Harry martohet me Meghan, ndiqni ceremoninë LIVE