Transmetuar më 18-05-2018, 13:28

Futbollisti me origjinë shqiptare por që aktivizohet për Zvicrën, Granit Xhaka para fillimit të përgatitjeve për ndeshjet e Kampionatit Botëror, ka gjetur kohë për pak relaks me partneren e tij Leonita.

Graniti dhe bashkëshortja e tij kanë nisur pushimet në një resort luksoz në Marrakech të Marokut.

Ai ka publikuar në rrjetet sociale edhe foto nga pushimet ku çifti duket mjaft i lumtur.

Sezonin me Arsenalin Xhaka e ka mbyllur dhe tashmë pret kampionatin botëror.

Kombëtarja e Zvicrës është në një grup me Brazilin, Serbinë dhe Kosta Rikën./a.m./noa.al/