Transmetuar më 18-05-2018, 12:44

Në kohën e #MeToo, fushatës kundër abuzimeve seksuale, vjen kthesa e papritur në Miss America.

Për herë të parë në konkursin e bukurisë, stafi do të përbëhet vetëm nga femra, që të gjitha ish-konkurrente.

Drejtuesit e mëparshëm u dorëhoqën, pak pasi në media u zbulua se si disa drejtues dhe punonjës kishin shkëmbyer emaile denigruese për konkurrentet, me përmbajtje seksuale dhe lidhur me peshën e tyre.

Regina Hopper, Miss Arkansas 1983 u emërua drejtoreshë e Miss America Organization.

Ndërkohë Marjorie Vincen-Tripp, Miss America nel 1991, u zgjodh të drejtojë këshillin administrativ të Miss America Foundation, shkruan noa.al.

Ato do të bashkohen me fituesen e Miss America 1989, Gretchen Carlson, e zgjedhur drejtuese e bordit organizativ. /a.y/noa.al