Transmetuar më 18-05-2018, 11:00

Është munduar që jetën e saj private ta mbajë jashtë ekranit, ndonëse është një prej prezantueseve më të dashura për publikun shqiptar.

Bëhet fjalë për moderatoren Dajana Shabani, e cila në sajë të natyrës së saj të lirshme, ka arritur të bëjë për vete shumë shikues.

Ajo ka zbuluar se është e martuar dhe është nënë e vogëlushes Marlen, por për të shoqin dihet shumë pak.

Këtë të enjte ajo ka bërë një përjashtim, duke publikuar një fotografi të tyre teksa ndodhen në një lokal.

“Ti të bën të ndihesh një Mbretëreshë! Shtëpia ime, familja ime”, shkruan Dajana, ndërsa është treguar e kujdesshme që fytyrën e të shoqit ta mbulojë me një zemër.

Bashkëshorti i Dajanës jeton në Itali, duke bërë që martesa të ruhet në distancë. Kjo pasi Dajana ka zgjedhur që bashkë me të bijën të qëndrojnë në Shqipëri, në mënyrë që ajo të vijojë karrierën televizive. /a.y/noa.al