Transmetuar më 18-05-2018, 10:53

Albert Veliu, i njohur si “dëshmitari X” në audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike ka pranuar të gjitha pohimet që ka dhënë në intervistën e tij që u publikua nga selia blu.

Po ashtu, ai ka pranuar se edhe audio-përgjimi i publikuar më herët ku sipas opozitës dëgjohet duke bërë pazare droge me vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj është i vërtetë.

Këto deklarime Albert Veliu i ka dhënë gjatë marrjes në pyetje nga prokurori Genci Qama.

Për çështjen në fjalë janë nisur dy procedime penale.

Një është nisur nga prokuroria e Tiranës pas kallëzimit të Agron Xhafajt i cili deklaron se zëri që dëgjohet në audio-përgjimin e PD-së nuk është i tiji.

Ndërkohë, procedimi i dytë është nisur kryesisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për akuzën e “trafikut të drogës”.

Pritet që këto dy procedime të bashkohen në një./a.m./noa.al/