Transmetuar më 18-05-2018, 08:43

Tallmadge D’Elia humbi jetën pasi cigarja elektronike që po pinte, shpërtheu. Punonte si reporter i lirë, ishte 28 vjeç dhe në atë moment ndodhej me familjen në St Petersburg, të Florida.

Ky është rasti i parë që një person në Shtetet e Bashkuara të Amerikës humb jetën prej një cigareje elektronike.

Tallmadge D’Elia ka punuar për shumë kohë si producent televiziv, ndërsa më tej zgjodhi karrierën si reporter i lirë dhe u zhvendos në St. Petersburg, të Florida.

Pikërisht aty u gjet i vdekur në 5 maj, ndërsa dhoma e gjumit mori flakë dhe ai pësoi djegie në 80% të trupit.

Autopsia e kryer dy ditë më parë, konfirmoi se shkaku për vdekjen ishte shpërthimi i cigares elektronike, madje dy copa të saj u gjetën të ngulura në kokën e D’Elia.

Babai i të ndjerit Christopher D’Elia, tha për mediat se ka përjetuar në shok të vërtetë, ndërsa apelon gjithë përdoruesit e cigareve elektronike që të heqin dorë prej saj.

Pikërisht prej shpërthimit cigares elektronike, një 29-vjeçar në Colorado, pësoi fraktura në qafë dhe dhëmbë. /a.y/noa.al