Transmetuar më 18-05-2018, 08:18

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të premte me historinë e një mjeku kardiolog që ka lënë Italinë, për të nisur punë në spitalin e Korçës.

“Me dëshminë e Dr. Martinit që falë Programit Kombëtar të mbështetjes me bonus për punësimin e mjekëve të specializuar në të gjitha spitalet e vendit, ka lënë Italinë për të kryer shërbimin e tij në Spitalin Rajonal të Korçës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, duke publikuar videon.

Ai bën me dije se në sajë të bonusit për mjekët kardiologu la Italinë për spitalin e Korçës.

Mjeku Martin Mano thotë se ka përfunduar studimet në Verona dhe pas shkollës nisi punë në një spital në Veneto, ku punoi për dy vite.

“Në janar lexova njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë ku shpalleshin vende vakante në spitale rajonale. Aplikova se doja të punoja në qytetin tim. Mora përgjigje pozitive nga ministria dhe dhashë dorëheqjen nga vendi ku punoja”, shprehet kardiologu, i cili uron që të bëjë sa më shumë mirë për vendin e tij. /a.y/noa.al