Transmetuar më 17-05-2018, 16:54

Një çift në ishullin Staten që po mbillte pemë në kopshtin e shtëpisë, u trondit kur zbuloi një kuti metalike të mbushur me ar, diamant dhe para.

Matthew dhe Maria Emanuel po zëvendësonin disa pemë kur bënë zbulimin e pabesueshëm me vlerë 38 mijë paund.

Ata kishin 4 vite që jetonin në atë shtëpi, por nuk ishin në dijeni të thesarit derisa filluan gërmimet për vendin e pemëve.

Në një intervistë për CBS New York, Matthew tregoi se kutia mbante një copë letër me adresë në të, që lidhej me shtëpinë e fqinjëve të tyre.

"I rashë derës së tyre dhe i pyeta nëse janë grabitur ndonjëherë dhe më thanë se kishte ndodhur në 2011", tha ai. Bashkëshorja Maria tregoi se nuk mund të mbanin diçka që nuk i përkiste atyre.

Pasi ia kthyen thesarin, mori shumë falenderime dhe mirënjohje. Për këtë zbulim, ata vendosën një statujë elefanti që lidhej me zbulimin e jashtëzakonshëm. /k.k/noa.al/